Turqi: Arti si formë për të rritur ndërgjegjësimin për të zhdukurit

Art

Turqi: Arti si formë për të rritur ndërgjegjësimin për të zhdukurit

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:49
Foto

Grupet për të drejtat e njeriut në Turqi, fajësojnë autoritetet shtetërore për zhdukjen e qindra personave për dekada me radhë, gjatë luftës ushtarake kundër separatistëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

“Mermeri lidhet me vdekjen, por në të njëjtën kohë, i referohet përfaqësimit të pranisë botërore nga një këndvështrim tjetër”, tha zoti Olcan.

“Të kesh pllakë përkujtimore nënkupton se ju ishit në këtë botë dhe vazhdon të ekzistosh”, shton ai. “Sidoqoftë, këta të zhdukur nuk kanë varre. Ky është qëllimi i punës sime. Kam përdorur mermerin për t’u bërë thirrje atyre që të kthehen në tokë”.

Në mesin e të zhdukurve ka edhe biznesmenë që dyshohej se kishin mbështetur rebelët kurdë. Të tjerët janë mbrojtës të drejtave të njeriut dhe fshatarë.

Davut Altunkaynak është ndër më të rinjtë e paraqitur në blloqet e mermerit. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se ishte viti 1995 kur bariu u mor nga forcat e sigurisë ndërsa flinte. Nga ajo ditë ai nuk nuk u pa. Ai ishte 13 vjeç.

Ekspozita e Olcanit po mbështetet nga grupi turk i të drejtave humanitare “Hafiz Merkezi (e vërteta, drejtësia dhe qendra përkujtimore), organizatë kjo që sjell dëshmi dhe raporton për rastet e zhdukjeve.

Aktiviteti është organizuar në Stamboll në kuadër të javës ndërkombëtare të zhdukurve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat