Muzetë më të bukura në botë

Art

Muzetë më të bukura në botë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 17:42
Muzeu Tate

Eshte e veshtire te krijosh nje liste me muzete me te bukur ne bote sepse secili ka bukurine dhe te vecantat e veta. Ja disa me mbreselenesit:

Muzeu i Louvre-it ne Paris

Ky muze është i mrekullueshëm.

Me rreth 10 milion vizitore ne vit Louvre-i është muzeu me i vizituar ne bote.

Objektet me te famshme janë: Kodi i Hammurabit, Xhokonda e Leonardo da Vinci-t, etj.

Muzeu Ermitage ne Shen Petersburg

Ky muze është një vepër arti me vete, i mbrojtur edhe nga UNESCO-ja.

Për me tepër muzeu Ermitage është dhe një prej muzeve me te mëdhenj ne bote, i ndodhur ne zemër te një prej qyteteve me te bukur.

Janë pothuajse 60.000 objekte te ekspozuara ne rreth 1000 salla, ndërkohë qe rreth 3 milion te tjerë ruhen neper magazina.

Muzeu Te Papa i Wellington-it (Zelande e Re)

Nuk është muzeu me i vizituar ne bote, as me i famshmi, por atje ndodhen shume vepra arti.

I përuruar ne vitin 1998, muzeu Te Papa i dedikohet kulturës te Zelandës se Re si dhe historisë te natyrës.

Muzeu Guggenheim i Bilbao-s

Ky muze ka hapur dyert e tij ne vitin 1997.

Ndërtesa, e cila është projektuar nga arkitekti Frank Gerhy, është shume e veçante.

Muze i artit modern dhe bashkëkohor, Guggenheim-i përmban edhe skulpturat gjigande te Richard Serra-s, qenin gjigant te veshur me lule te Jeff Koons-it, etj.

Muzeu i Artit Modern ne Nju Jork (MoMA)

Nuk mund te rrime pa përmendur edhe muzeun e Artit Modern te Nju Jorkut (MoMA).

E ndërtuar ne zemër te Manhattan-it ne vitin 1929, ky muze është rikonstruktuar ne vitet 2002 dhe 2004.

Atje mund te gjejmë piktura te Pablo Picasso-s, Van Gogh-ut, Paul Cezane-it, etj.

Muzeu Tate Modern ne Londer

Ky muze është ndërtuar ne një central elektrik te shkatërruar.

Duke qene njëherazi artistik dhe urban, muzeu është mbresëlënës për nga arkitektura.

Objekte artistike qe ai përmban janë nder me te bukurat ne bote.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat