Saype prezanton punimin e ri

Art

Saype prezanton punimin e ri

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 20:34
Punimi i Saype

Artisti francez Saype ka prezantuar punimin e tij të fundit dhe më të madh në mbështetje të organizatës bamirëse SOS Mediterranee që ndihmon refugjatët që marrin rrugën e rrezikshme përmes Mesdheut. 

Dje, nën hijen e Kullës Eifel, ai krijoi me bojë bio një imazh gjigand të duarve të lidhura bashkë mbi barin e kopshteve Champs de Mars.

Artisti shprehet se puna e tij është më tepër me mesazh social se politik. Ai shton se historia ka njohur periudha kur grupe njerëzish janë përpjekur të mbyllen brenda vetes por artisti beson se forca dhe suksesi përballë probleme qëndron në aftësinë për të bashkëpunuar. Prandaj ai ka zgjedhur simbolikën e duarve të lidhura së bashku.

Punimi titullohet "Përtej Mureve" dhe ka një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë. Artisti ka në plan ta prezantojë punimin në 20 qytete në botë. 30-vjeçari Saype, me profesion infermier, vendosi t'i përkushtohet plotësisht artit. Revista Forbes e cilëson një nga artistët e ri më me influencë në botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat