Margariti: Qyteti ndërkombëtar i arteve në një ekspozitë fotografike nga Roland Tasho

Art

Margariti: Qyteti ndërkombëtar i arteve në një ekspozitë fotografike nga Roland Tasho

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 22:26
Foto

Fotografi Roland Tasho i ka kushtuar një ekspozitë fotografike në qytetin e Korçës katedrales Notre-Dame të Parisit përpara tragjedisë së rënies së zjarrit në muajin prill.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti ku gjatë vizitës në këtë ekspozite fotografike u shpreh se “katedralja e famshme përpara tragjedisë. Përjetime, detaje, figura të njohura, portrete fiksuar rrugëve të Parisit, në ekspozitën fotografike “Notre Dame” nga Roland Tasho. Një vështrim fotografik i ‘La Cité International des Arts’.
Katedralja e Notre-Dame u përfshi nga rënia e zjarrit që shkaktoi dëme të konsiderueshme në çatinë dhe shkatërroi majën e strukturës. Godina gotike rrezikoi shkatërrimin më 15 prill kur u përfshi nga flakët, edhe pse kullat binjake të këmbanave dhe pjesë të tjera të saj, përfshirë thesaret artistike me vlerë, shpëtuan.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat