Çka na tregojnë kokat në pikturën e Omer Kaleshit? - Bota Sot
Çka na tregojnë kokat në pikturën e Omer Kaleshit?

Art

Çka na tregojnë kokat në pikturën e Omer Kaleshit?

Nga: Mr Bislim Aliu Më: 16 shtator 2019 Në ora: 10:14
Mr Bislim Aliu

Piktura e Omer Kaleshit është tejet origjinale. Ajo gjithsesi tregon individualitetin e lartë kreativ të rrëfimit ndjesor. Ajo, pra, është një drithërimë prekëse, që të pushton dhe të përvetëson me imazhet e larta plot porosi. Piktura e tij tregon dhembje shpirtërore dhe mu për këtë katrahurë shpirtërore, shpërfaqet dhembëshuria dhe kreativiteti i tij piedestal. Kjo, zatën, të mallengjen shpirtërisht, me rrëfimin e lartë idilik, sensitive e fare përmbajtësor.

Pa dyshim, secili krijues e ka botën e vet të rrëfimit. Ky art i tij shpirtëror është kreativiteti më i lartë i krijimit. Këtë shpërfaqje të lartë, nuk mund ta ketë secili krijues. Atë, sigurisht, do ta rrëfejnë krijuesit e mirëfilltë, të cilët kanë ide ndjesore dhe shpërfaqje përmbajtësore. Andaj, vetë ravijëzmi i brendshëm vetjak, ngërthen në vete atë ravijëzimin autokton të krijuesit ndjesor e përmbajtësor. Pa mëdyshje, në këtë grup të piktorëve tejet të veçantë, bën pjesë edhe kreativiteti tejet shpërfaçës i Omer Kaleshit.

Piktori i mirënjohur Omer Kaleshi, është një individualitet i lartë i rrëfimit sensitive e ndjesor. Ai në kreativitetin e tij, përherë tregoi atë poetikën e lartë të një kreativitet fare idilik. Me këto primesa të idealizuara, Kaleshi u bë shumë i njohur me përmasa evropiane. Ky piktor, shumë i veçantë, qe 55 vjet krijimtarie, realizoi një numër të madhe ekspozitash individuale, në galeritë më të njohura evropiane si: Prishtinë, Stamboll, Paris, Tiranë, Londër, Ankara, Hagë dhe në galeri të tjera, duke treguar rrëfimin e një sensualiteti më të lartë shpërfaqës.

U lind në Sërbicë të Kërçovës më 1932. Me 1956 familja e tij shpërngulet për në Turqi. Me 1959 rexhistrohet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll. Pas kryerjes së Akademisë, ai bëri shumë vizita nëpër muzetë e mëdha evropiane, sin ë : Francë, Itali, Angli, Austri, Spanjë, dhe pa dyshim, më së tepërmi i pëlqeu Parisi. Andaj, që nga viti 1965, vendoset përfundimisht në Paris, për të jetuar dhe për të krijuar veprat më të ndritshme të krijimtarisë së tij.

Gjithsesi , krijimtaria e tërësishme e tij është sensitive dhe tejet domethënëse. Opusi i tij është tejet i gjerë. E sidomos në këtë madhështi të kreativitetit individual, janë të njohura ciklet : “Kokat”, “Drama ballkanike”, “Barinjët”, “Dërvishët”… Në të gjitha këto cikle me përkushtimin më të lartë, rrëfehet kreativiteti dhe individualiteti më i lartë dhe veçantia e tij kreative e rrëfimit përmbajtësor.

Kokat shprehje e veçantë e kreativitetit dhe e individualitetit të tij

Image

Piktura e Omer Kaleshit, është tejet origjinale. Ajo tregon individualitetin e lartë kreativ të rrëfimit ndjesor. Ajo, pra, është një drithërimë prekëse, që të pushton dhe të përvetëson me imazhet e larta plot porosi. Piktura e tij tregon dhembje shpirtërore dhe mu për këtë katrahurë shpirtërore, shpërfaqet dhembëshuria dhe kreativiteti i tij piedestal. Kjo, zatën, të mallengjen shpirërisht, me rrëfimin e lartë idilik, sensitive e përmbajtësor.

Pa dyshim, kokat e Kaleshit u bënë simbol i shprehjes shpirtërore. Ato, gjithsesi, tregojnë shpërfaqjen idilike e konkretizuese. Ndaj, për këtë, përherë e thonë porosinë e rrëfimit përmbajtësor. Këto koka gjithsesi e tregojë origjinalitetin e rrëfimi të kreativitetit të tij. E këto koka, janë ëmblemë e krijimtarisë, që e drejtojnë piktorin drejt një vizioni të lartë kreativ. A thua çka tregojnë këto koka? Ose nga cili vend na vijnë? Cilit popull i takojnë? E shumë e shumë pyetje mund të bëhen. Përgjigjja mund të jetë : këto janë koka ballkanase. Ndaj, këto koka mund të jenë : shqiptar, turq, maqedonas, epirot… që gjithsesi këto koka tregojnë individualitetin e tij të shprehjes përmbajtësore. Këto koka tregojnë edhe dhembjen, mallengjimin dhe thyerjen e lartë shpirtërore, të cilën piktori, e ke përherë në shpirtëroren e tij ndjesore, e cila përherë valëvitet si një drithërimë e lartë e kreativitetit të tij idealizues.

“ Nga vijnë këto koka të ç’vendi janë. Këta njerëz, këto koka, që në perseritjen e tyre kanë diçka nga turmat biblike që lëviznin, nga vargje e të mërguarëve me po ato fytyra të njëtësuara nga brenga është vështirë të përcaktosh se ç’popull I përkasin. Këta njerëz ,këto koka janë banor të Anadollit, po aq të luginave ballkanike : shqiptar, turq, pellazg, maqedonas, thotë I. Kadare.

Ndjeshmëri e lartë sensitive në përdorimin e ngjyrës

Gjithsesi piktori Kaleshi, në tablot e tij, tregoi ndjeshmëri të jashtëzakonshme në përdoimin e ngjyrës. Parimisht ai nuk përdor shumë ngjyra. Ai, në veçanti, i përdor ngjyrën e kuqe dhe të zezë. Këto ngjyra janë bazament thelbësor I pikturës së tij në përgjithësi. Zatën ngjyrat që I përdor piktori Kaleshi, janë të freskëta dhe shprehin porosinë e lartë të rrëfimit. Kjo ndjeshmëri sensitive e tij për ngjyrë, paraqet një bukuri të lartë artistike. Gjithsesi, këto ngjyra tregojnë edhe përkatësinë kombëtare të figurës në pikturën e tij përmbajtësore. Dhe, mu për këtë, piktori Kaleshi thotë : “Historia e artit tim sjell përshkrimet e një udhëtari pa shumë fjalë, të Gadishullit plak Ballkanik, të cilën e prezantoj nëpërmjet kokave të shkëputura me dy ngjyra: të kuqen dhe të zezën.

Pa dyshim, Kaleshi me shpërfaqjen e këtyre kokave, tregoi gjithsesi edhe përkatësinë e vet, me të cilën u bë një piktor me shpërfaqje piedestale dhe kjo shpërfaqje e treguar, e bënë njerin ndër piktorët më sensitive dhe më ndjesor në gjithë evropën. Piktori Kaleshi, përveç kokave, ai në shumë tablo, tregoi edhe dramën njerëzore, e cila çdoherë është shpërfaqur në mënyrën më mjeshtërore, e realizuar me saktësi të lartë dhe e shprehur gjithmonë me ngjyrat e veçanta, të kuqen dhe të zezën.

Nga opusi shumë I gjërë i tij, me shpërfaqje tejet domethënëse, mund t’i përmendim tablotë që shprehin një rezonancë të lartë kreative dhe tejet ndiesore, si në : “Koka” I,II,III,IV,V, “Coban”, I,II,III,IV, “Drama ballkanase”, “Fëmijë Dervish”, I,II,III, e ndonjë tjetër.

Andaj, piktura tejet sensitive e piktorit të madh Omer Kaleshi, është një shpërfaqje tejet rrezative, me kreativitet të lartë idilik, domethënës dhe formësim kompozicional e përmbajtësor. Ajo përherë shpërfaq kreativitetin idealizues; si në kreativitetin e tij ndjesor, por edhe në shpërfaqjen e tij pikturore, me ngjyrat e tij të theksuara; të kuqen dhe të zezën. Kjo madhështi e tij rrezative, përherë rrezaton dhe do të rrezatojë, si një stimulans I lartë bukurie, artistike dhe kombëtare. Kjo idilë e tij mbeti idilë e lartë shpirtërore e tij. Ai dhe vetëm ai diti ta shpërfaq këtë idealizëm të lartë kreativ, idilik, sensitive dhe fare përmbajtësor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...