Artisti i bën gjëmën galerisë, ha veprën 120 mijë dollarë - Bota Sot
Artisti i bën gjëmën galerisë, ha veprën 120 mijë dollarë

Art

Artisti i bën gjëmën galerisë, ha veprën 120 mijë dollarë

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 16:44
David Datuna

Keni menduar ndonjëherë se një banane mund të kushtojë 120mijë dollarë?

Arti, ndoshta më i çuditshmi në botë, është një banane e cila është e ngjitur në murin e një galerie në Miami, ShBA dhe kushton 120 mijë dollarë.

Kjo vepër i takon artistit Maurizio Cattelan e quajtur "Comedian" por u "shkatërrua" gjatë një ekspozite kur një prej të pranishmëve e hoqi nga muri dhe e hëngri.

David Datuna, një artist nga Gjeorgjia kaloi rrethimin e sigurisë së veprave të artit e më pas mori bananen dhe e hëngri ndërkohë që shumë persona qendronin dhe i bënin fotografi.

Menaxherja e galerisë iu afrua dhe i kërkoi që të dilte jashtë ndërkohë që forcat e sigurisë nuk e arrestuan.

Ajo deklaroi se ishte diçka e papritur por që galeria nuk do të ndjekë penalisht David.

Ndërsa ajo banane u zëvendësua menjëherë me një tjetër. Ndoshta mund të mos ta hantë dikush por ajo padyshim do të prishej me kalimin e kohës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat