Konkurs: Eseja, poezia dhe piktura më e mirë për 7 Mars

Art

Konkurs: Eseja, poezia dhe piktura më e mirë për 7 Mars

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:59
Konkurs

Drejtoria e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët "Hajrullah Shala" në Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë për nder të 7 Marsit - Ditës së Mësuesit shpall Konkurs për Esenë, Poezinë dhe Pikturën më të mirë me këtë temë.

Esetë, Poezitë dhe Pikturat duhet të jenë të pabotuara më parë si dhe të shkruara dhe punuara nga nxënësit.

Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs për Esenë, Poezinë dhe Pikturën kanë vetëm nxënësit e kësaj shkolle të klasave 6-9, ndërsa nxënësit e klasave 4-5 kanë të drejtë të marrin pjesë vetëm me Pikturë dhe punimet duhet të dërgohen në drejtorinë e shkollës jo më larg se: 29.02.2020.

Vendet e para për Ese, Poezi dhe Pikturë do të shpërblehen me dhurata shkollore si dhe Mirënjohje nga drejtori i shkollës, Hajdin Islami.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat