Sot 14 vjet më parë ndërroi jetë piktori shkodran Kel Kodheli

Art

Sot 14 vjet më parë ndërroi jetë piktori shkodran Kel Kodheli

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 23:25
Skënderbeu

Kel Kodheli piktori i shquar në moshën 88-vjeçare la pas vetes një veprimtari krijuese të pasur. Pikturat e tij më të njohura ishin: “Vallja e shpatave”, “Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”, “Lahutari”, “Portret shkodraneje” etj.

Kodheli ndoqi kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit. Më 17 prill të vitit 1945 hapi ekspozitën e parë, titulluar “Nëna e dëshmorit” bazuar në pikturën e tij që e pat pikturuar “gruaja që i ka vdekur burri”.

20 vjet punoi si mësues në Lice për të dalë në pension si mësues i një shkolle fillore, edhe pse me akademi të arteve të bukura të Romës.

Në vitin 2003, Presidenti Moisiu, i dorëzon çmimin e “Piktorit të Merituar”.

Në Galerinë Kombëtare të Arteve, në fondin e saj,  ruhen 12 kompozime dhe 11 portrete të piktorit Kel Kodheli.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat