Arta Agani: U ktheva në GKK me dëshirën për të kontribuar

Art

Arta Agani: U ktheva në GKK me dëshirën për të kontribuar

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 14:47
Arta Agani, drejtoreshë e Galerisë kombëtare të Kosovës

Këtë javë e ftuar në “Cult” ishte Arta Agani, drejtoreshë e Galerisë kombëtare të Kosovës, e cila tregoi se para tre viteve u kthye në Galerinë Kombëtare si drejtoreshë e saj, ku bashkë me ekipin e saj po mundohen të punojnë shumë në projekte të reja.

“Në Galeri u ktheva para tre viteve e gjysmë, tani jam edhe disa muaj në krye te mandatit me dëshirën e madhe për t’u kthyer dhe për të kontribuar në Galeri, jo me dëshirën për t’u bërë drejtor por thjesht më flenë shumë puna në Galeri, e krejt ai procesi i cili i paraprinë një ekspozite, hapja e ekspozitave, promovimi i artistëve, do të thotë është një punë të cilën unë e dua shumë”, u shpreh Agani.

Po ashtu, Arta është edhe profesoreshë e dizajnit grafik, e ku thotë se nuk ka diçka më të mirë se sa të edukosh gjenerata e reja e të jesh pjesë e suksesit të tyre.

“Unë e konsideroj vetën shumë fatlume që i bëjë këto dy punë të cilat me të vërtetë i dua shumë. Në Galeri është më sfiduese puna sepse i kemi këto sfidat që i përmenda dhe shumë të tjera, mirëpo të dyja e kanë atë të vetën që më shtynë përpara që të vazhdoj të punoj,  por edukimi i gjeneratave të reja është diçka që nuk mund të matet me asgjë”, tha Arta.

Ndryshe, në gusht të këtij viti përfundon edhe mandati i drejtoreshës së Galerisë Kombëtare të Kosovës, e ku Arta Agani dëshiron të jetë përsëri pjesë e saj, pasi siç tha ajo ka shumë projekte të cilat dëshiron t’i përfundojë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat