Arti i Banskyt në karantinë

Art

Arti i Banskyt në karantinë

Ilir Muharremi Nga Ilir Muharremi Më 17 prill 2020 Në ora: 18:53
Arti i Banskyt

Bota e sotme e artit ka rreshtuar një artist me përmasa të gjithëdijes, të pashoq, provokues, revoltues edhe revulucionar, është ky Bansky artisti që mureve të gjindosura, rrënojave ngjyrë gri po u jep dritëshkëlqim. Bansky është artist anglez identiteti i të cilit nuk dihet. Arsyeja se pse atij nuk i dihet identiteti është se Banksy vet ka zgjedhur të jetë i tillë, sepse sipas tij, nuk na duhen më heronj. Njihet në fushën e artit të grafiti, artit të rrugës, muraleve, puna e tij lidhet edhe me ngjarjet politike duke i satirizuar duke përdour humor të zi. Potencialet e tij janë shprehese të një shpirti fluid e magjik i cili gjendet pranë një bote të egër e të pamundur në oqeanin e artit, ai gjen forma të reja, trajtesa që ndezin rebelimin, këtë magmë të poshtër politike ai e vë përballë muraleve nën optikën e dritës artistike përballë trazimit dhe mallkimit. Qielli i tij nuk është i errët siç e paraqisnin piktorët e renesancës, barokut e disa edhe të impresionizmit, britma e tij është shpresëdhënëse nën çerpikun apokaliptik me të cilin tallet e vazhdon të tallet.

Kolera tashmë ka pllakosur edhe Banskyn, atë e ka mbyllur në banjë nën shoqërinë e minjve. Minjë luajnë me pasqyrën e banjës, disa janë varur në unazën e peshqirëve. Ja tek sodis njërin i cili ka shkelur mbi tubin e pastës së dhëmbëve.

Të tjerët urinojnë dhe hargjojnë letrën e tualetit. Ndërsa, pranë pasqyrës shihet njëri nga minjtë duke numëruar ditët që i vizaton më buzëkuq. Minjtë janë të vizatuar e që duken të gjallë, ndonëse kafshët tashmë festojnë lirinë e tyre nën mungesën e miletit të frikësuar. Miu lozonjar nuk është i zymtë në veprën e Banskyt, ai është i çregullt nën përceptimin tonë paragjykues, ai gjen veten te rubineti dhe guaska e njëllosur me jashtëqitje, jashtëqitja është e njeriut e cila riciklohet me personazhin e miut. “Lidhja mes miut dhe artit sugjeron që të dyja janë forca të papërballueshme që janë të pamundura për t'u vulosur megjithatë ekzistojnë përpjekje për t'i zhdukur ato”, thuhet në përshkrim nga kjo faqja “Sotheby”.

Image

Pak biografi

Banksy është një artist anglez anonim në fushën e graffiti-t, aktivist politik dhe drejtor filmash. Veprat e tij janë plot me komente politike dhe elemente sociale dhe janë paraqitur në rrugë, mure, dhe ura të qyteteve në të gjithë botën.[1] Banksy u zhvillua si artist gradualisht nga e ashtuquajtura skena e Bristol, ku artisë nga zhanre të ndryshme bashkëpunojnë mes artistëve dhe muzikantëve. Vëzhguesit kanë vënë në dukje se stili i tij është i ngjashëm me Blek le Rat, i cili filloi të punojë me teknikën stencil në vitin 1981 në Paris. Banksy ka deklaruar se ai ishte i frymëzuar nga "3D", një artist grafiti i cili më vonë u bë anëtar themelues i Massive Attack, një grup muzikor nga qyteti Britanik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat