Blini veprat e artistëve të punuara nga karantina

Art

Blini veprat e artistëve të punuara nga karantina

Nga: Ilir Muharremi Më: 19 prill 2020 Në ora: 15:05
Veprat e artistëve të punuara nga karantina

Arti rigjeneron natyrën, anën shpirtërore të njeriut sepse aty ka lindjen, është shenjë e një jete lulëzuese, premtuese, ndryshuese e të menduarit dhe përceptuarit. Arti vepron si sugjestion nga ndjenjat e njeriut dhe mbi muskujt, zbret poshtë shkallëve të kujtesës miqësohet me ndjenjat më të holla të dehjes kthen te njeriu një botë të largët kujtimesh, ndijimesh. Nga vrulli dhe magma shpirtërore artisti i referohet forcës së kapacitetit të fantazizsë kësaj gjendje e cila zotëron pasuri të stërmadhe mjetesh, njëkohësisht përhap stimuj, shenja, organo të natyrës, stil të veçantë që rrumbullakohen me një gjuhë ngjyrash, formash, kontrastesh, vijash.

Të kuptuarit nga shikuesi dhe të jetuarit brenda shpirtit të artistit me origjinë të përafërt nga tempulli i ngacmueshmërisë fiziologjike dhe ndjesore. Shikuesi ngritë gjykimin e të kuptuarit një mendim, të mësuarit si ta sodis një pikturë, vepër arti, të ndërtoj marrëdhënie psiko-fizike me pjesët e pikturës. Mileti i sotëm është materialist, shkurtpamës, dhe nuk di t’i mbaj sytë para një pikture ose vepre arti. Ky milet i pa përvoje, gjysmak, kërkon pikturë të imituar nga natyra, përjashton ndjenjën , mendimin, temperamentin, të jetuarit e brendshëm të artistit, çmendurinë e tij, thjeshtë jetën e brendshme të artistit ky popull e përjashton. Nuk e lejon pikturën ta katandisë, të triumfojë mbi të.

Bollëku i tensionit të brendshëm, imazhet, idetë, dëshirat janë një sistem i stimujve të brendshme shpirtërore, të një aparati shpirtëror të lirë, dhe artisti i sotëm për miletin nuk ka nevojë të imitojë, por ta stilizoj shpirtin.

Image

Artisti i sotëm i mbyllur krijon, por duhet ta shesë veprën, e kujt t’ia shesë ato variacione ngjyrash, ata imazh që del nga errësira në dritë ndaj një verbërie e kundërt asaj të brendshmes. Artisti rri mbyllur, por është i lirë dhe pikturon. Veprat e tyre nga ky burgu momental tregojnë vullnet të pasur, kryelartësi dhe stimulim, fars, lehtësim momental, qoftë i përhershëm.

Shumë prej tyre kalojnë nëpër kriza dramatike, fazë të trazuar shpirtërore dhe artisti nga kjo ktrahahurë nxjerrë shkëlqim të ngjyrave, qartësinë e vijave, shkallën e tingjuve, pra nuanca të veçanta sepse artisti në karantinë përshkohet nga tensionet esktreme të forcës që zgjon zërin e brendshëm.

Image

Në foto janë veprat e artistëve të punuara nga karantina: Esat Valla, Gani Llaloshi, Hajrush Fazliu, Jetullah Haliti, Ardian Tragaj, Driton Kastrati, Refki Gallopeni, Sali Shkupolli ,Veton Gusia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat