Artisti që transformon ndërtesat e mërzitshme në vepra arti

Art

Artisti që transformon ndërtesat e mërzitshme në vepra arti

Më: 25 maj 2020 Në ora: 15:01
Foto Ilustrim

Misioni i artistit francez Julien “Seth” Malland, ose Globepainter si e quan ai veten, është të mbuloj botën me artin e tij shumëngjyrësh.

Orgjinaliteti i artit të tij qëndron në përfshirjen e simboleve lokale dhe subjekteve që e rrethojnë. Mesazhi i pikturave është i gjallë dhe politikë në të njetën kohë.

“Jam frymëzuar nga mjedisi ku jam duke pikturuar. Mund të jetë një situatë sociale, kulturore ose politike, ose vetëm forma e murit”, tha Malland. Kur u pyet se sa kohë duhet për të krijuar një pjesë, artisti tha: Mund të duhen disa orë për një copë të vogël dhe për muret e mëdha – nga tre ditë në një javë.

Artisti me origjinë nga Parisi ka qenë aktiv që nga vitet ’90. Ai botoi dy libra për udhëtimet e tij dhe artin në rrugë. E fundit quhet “Extramuros”. 

Image
foto 1.
Image
foto 2.
Image
foto 3.
Image
foto 4.
Image
foto 5.

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat