Haziri: Përmes ekspozitës “Gjilani n’retro”, është kthyer memoria se si ka qenë qyteti para 50 vjetësh

Art

Haziri: Përmes ekspozitës “Gjilani n’retro”, është kthyer memoria se si ka qenë qyteti para 50 vjetësh

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:04
Gjilani n’retro

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka parë sot nga afër pikturat në ekspozitën ‘Gjilani n’retro”, e cila është hapur të enjten, në muzeun e qytetit.

Me këtë rast, Haziri ka shprehur falënderim për nxënësit e shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati”, të cilët, siç tha, e kthyen memorien se si ka qenë Gjilani 50 vite më parë.

“Faleminderit nxënsëve e profesorëve të shkollës së artit pamor, që në kuadër të kësaj ekspozite retro, e kthejmë Gjilanin në memorien tonë dhe e pasurojmë për gjeneratat e reja, në mënyrë që ta shohin se si ka qenë qyteti para më shumë se 50 vjetësh”, ka thënë Haziri.

Nga aty, Haziri ka konfirmuar se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e ndërtimit të muzeut të ri të qytetit, duke vlerësuar se me dy muze, do t’ia japin Gjilanit pasqyrën jo vetëm urbane, por edhe kulturore që e ka.

Në këtë ngjarje ka folur edhe drejtoresha e DKRS në Gjilan, Deniza Limani dhe drejtori i shkollës së mesme të artit pamor “Adem

Kastrati”, Roland Masurica, të cilët kanë falënderuar Hazirin për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Ndryshe, ekspozita “Gjilani n’retro” do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 15 janar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat