Sot hapet Pavioni i Kosovës në Venedik

Art

Sot hapet Pavioni i Kosovës në Venedik

Më: 21 maj 2021 Në ora: 08:54
Ilustrim

Sot do në kuadër të ekspozitës së 17 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut, do të inaugurohet Pavioni i Republikës së Kosovës.

Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales “How will we live together” ekspozita e Kosovës me titull “Containporary” është ideuar dhe kuruar nga arkitekti dhe artisti Maksut Vezgishi. Komisioner i Republikës së Kosovës është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuar nga Jehona Shyti.

Inaugurimi zyrtar i Pavijonit të Republikës së Kosovës do të bëhet nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ne Arsenale. I pranishëm në inaugurim do të jetë edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim.

Më poshtë gjeni linkun e Pavijonit të Republikës së Kosovës: https://kosovopavilion17th.com/?fbclid=IwAR0rrqsWdw_IpKmAgUPBNNI0iAEvEP_1Gc-vCUpiT9dAAyThWGCyjj-SAhc

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat