Shiten në ankand pikturat e Sinatras

Art

Shiten në ankand pikturat e Sinatras

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 13:35
Piktura

Pesë piktura të mitit amerikan të muzikës, Frank Sinatra u shitën të paktën 100 000 dollarë secila, kur koleksioni i tyre u bë publik nga bashkëshortja e tij e fundit, në shtëpinë e ankandeve ”Sotheby’s” në Nju Jork.

Nga këto piktura, të gjitha abstrakte, dy prej tyre u shitën 137 500 dollarë ose të paktën tetë herë më shumë nga çmimi fillestar.

Piktura ishte një hobi e Frank Sinatras, që ai e ushtronte në shtëpinë e tij në Rancho Mirage, Kaliforni, në fund të viteve ’60.

E martuar për 22 vite, Barbara Sinatra vdiq në vitin 2017, gati 20 vite pas vdekjes së Sinatras në vitin 1998.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat