Albulen Neziri hapë ekspozitë personale në Galerinë e Arteve në Pejë

Art

Albulen Neziri hapë ekspozitë personale në Galerinë e Arteve në Pejë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:30
Albulen Neziri hapë ekspozitë personale në Galerinë e Arteve në Pejë

Albulen Neziri do të hapë ekspozitë personale në Galerinë e Arteve në Pejë.

Kjo ekspozitë do të mbahet të enjten, më 20 dhjetor 2018, në ora 17:00,  ndërsa, kjo ekspozitë përbëhet nga dyzetë punime, prej të cilave 30 janë skulptura dhe 10 vizatime, të ndara në tre seri/cikle të ndryshme, “Mbijetesa”, “Torzo” dhe “Energjia e brendshme”.

“Njoftoheni se të enjten, më 20 dhjetor 2018, në ora 17:00, në Galerinë e Arteve në Pejë bëhet hapja e ekspozitës “Gjallëria e së Ngurtës”, e autorit Albulen Neziri.

Kjo ekspozitë përbëhet nga dyzetë punime, prej të cilave 30 janë skulptura dhe 10 vizatime, të ndara në tre seri/cikle të ndryshme, “Mbijetesa”, “Torzo” dhe “Energjia e brendshme”.

Punimet paraqesin skulptura që gjasojnë në njerëz, apo skulptura që paraqesin lloje torzosh, si dhe skulptura që paraqesin formacione abstrakte me forma natyrale. Edhe pse këto skulptura janë të krijuara nga materiale të ngurta si guri apo mermeri, ato megjithatë na duken të gjallëruara, nga njëra anë përmes ngjyrave të forta me të cilat janë të ngjyrosura, si dhe nga ana tjetër për shkak të përdorimit të materialeve që janë ngjitur mbi sipërfaqen e tyre.

Veprat artistike që do të ekspozohen në Galerinë e qytetit të Pejës, janë skulptura që nuk përshkruajnë tiparet e personave apo bukurinë dhe estetikën e trupit të njeriut, e as nuk përshkruajnë punën, pozitën shoqërore, apo karakteristika të një individi. Ato paraqesin zhvillimet në të cilat njeriu, mashkulli apo femra, kalon nëpër epoka, tregime këto të cilat e kanë kalitur dhe e kanë ndihmuar të ngjitet më tutje në lartësi dhe të mbijetoj. Këto skulptura janë paraqitje që simbolizojnë qëndresën gjatë betejave të zhvilluara për mbijetesë.

Ekspozita financohet Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, kurator i ekspozitës është Dr. Penesta Dika, ndërkaq do të qëndroj e hapur deri më 31 dhjetor 2018.

Për më shumë, ftoheni të merrni pjesë dhe të njiheni nga afër me vlerat e kësaj ekspozite”, thuhet në njoftimin për media.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat