Vëllezërit kampionë të Kosovës, sa shumë kanë ndryshuar në pamje për dy dekada!

Atletika

Vëllezërit kampionë të Kosovës, sa shumë kanë ndryshuar në pamje për dy dekada!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 17:35
Qëndrimi ka qenë më i shkurtër se Mentori kur ishin fëmijë

Vëllezërit kampionë të Kosovës, atletët prizrenas Mentor dhe Qëndrim Ajazaj.  Edhe në foto shihet se janë rrush me medalje të shumta që kanë fituar më garat e ndryshme! Mentori dhe Qëndrimi, kanë ndryshuar jashtëzakonisht shumë brenda 20 viteve, brenda dy dekadave. Sepse Qëndrimi ka qenë më i shkurtër se Mentori kur ishin fëmijë, tani është e kundërta, Qëndrimi është më i gjatë. Vëllezërit Mentori e Qëndrimi bëjnë jetë të lumtur, vazhdimisht flasin për sport. Atletikën e kanë për zemër dhe pa Mbretëreshën e Sporteve u duket jeta e zorshme! “Sot një ndër personat e mi më të veçantë feston datëlindjen e 25-të.

Image

Vëlla, faleminderit që më rri afër gjithmonë. Faleminderit që ishe bashkudhëtari im gjatë këtyre viteve. Faleminderit që je pjesë e sukseseve tona të përbashkëta .

Koha nuk kalon pa përfunduar qëllimet tona.

Image

Uroj të kesh shëndet, suksese dhe të përcjellshin të mirat gjithë jetën.

P. s. Të kam mposhtur shumë herë por të kam thënë ‘Mos u dorëzo, humb tani por vazhdo ushtro dhe jeto pjesën tjetër të jetës si Kampion”, shkruan  Qëndrimi. Mentori është kampionë në disiplinat 100 metra, 200 metra kërcim së gjati dhe kërcim 3 hapësh, si dhe 4×100 metra. Qëndrimi është edhe basketbollist dhe luan për Ponte Prizrenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat