Sylejmani: Ngritja e përformancës së atletëve -  punë e vazhdueshme

Atletika

Sylejmani: Ngritja e përformancës së atletëve -  punë e vazhdueshme

Nga: K. G. Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:25
Sylejmani: Ngritja e përformancës së atletëve -  punë e vazhdueshme

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, ka deklaruar se do të punojnë me përkushtim në rritjen e nivelit të mbretëreshës së sporteve. “Atletët e Kosovës nuk kanë pushuar as edhe për festat e fundvitit, dashuria për sport dhe dëshira për rezultat dhe përfaqësim të Kosovës në gara ndërkombëtare, ngritja e përformancës së atletëve do të jetë punë e vazhdueshme me të cilën jemi duke u marr seriozisht me të gjitha kapacitetet tona”, tha kryetari i federatës.

Sylejmani shprehet se po punojnë pareshtur: “Si kryetar i Federatës Atletike të Kosovës vlerësoj lart punën e trajnerëve dhe vullnetin e dëshirën e lartë të atletëve për sakrificat e tyre që po tregojnë edhe gjatë këtij fillim vitit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat