Sporti pa atletikë, si gruaja pa burrë!

Atletika

Sporti pa atletikë, si gruaja pa burrë!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:49
Sporti pa atletikë, si gruaja pa burrë!

Atletika është pjesa më e rëndësishme e sportit! Pa atletikë nuk ka sport, nëse e marrim për bazë përgatitjet kondicionale që bëhen në shumë disiplina sportive! Dhe, në shtetin e Kosovës atletika nuk është në kategoria A por në kategorinë B. Kush nuk ia fut dhe e kanë hedhur sikur një leckë. Prej sporteve me të vjetra, më te respektueshme në botë,  mbretëresha e sporteve është në kategorinë B apo në Ligën e dytë! Si bëhet kategorizimi?

Me cilësi apo masivitet? Pavarësisht se si bëhet, si mundet atletika të mbetet në kategorinë B, kur asnjë sport pa atletikë nuk funksionon. Fundja është çështje e atyre që e bëjnë kategorizimin, e njerëzve përkatës të Komitetit Olimpik të Kosovës.  Ndoshta do të ishte me banale të e titullojmë: Sporti pa atletikë, si gruaja pa burrë! Por edhe gruaja mundet pa burrë, por çfarë rendi ka masandej te ajo! E sporti pa atletikë, atëherë çka presim aty! Kështu mund të shpjegohet, ndryshe nuk ka koment.  Edhe nëse nuk e meriton atletika të jetë në kategorinë A, ajo duhet të jetë në A, sepse është bazë themelore e sportit! Nëse përgatitesh teknikisht e taktikisht, e nuk ke kondicion, të shkatërrojnë rivalët në fushë.

Ky është gabimi më i madh që injorohet e përbuzet atletika. Nëse nisemi në faktin e masivitetit, padyshim se karatesë kush nuk ia kalon, se gati çdo fshat ka klube të karatesë! Por nëse nisemi në cilësi, të ndalem pak, të gjejmë njerëz që njohin mirë gjërat! Driton Kuka ka një fat të madh, jo fat, por puna e tij, se po të mos i kishte ato medalje, do të ishte në Ligën e katërt, në kategorinë D, se kush hesap se kish bë xhudon.  

KATEGORIZIMI I SPORTEVE 2019

KATEGORIA A                   2019 (pikët)

Federata e Xhudos e Kosovës       86.2 pikë

Federata e Karatesë e Kosovës    86

Federata e Futbollit të Kosovës    81.35

Federata e Basketbollit të Kosovës       72.58

Federata e Hendbollit të Kosovës          72.28

Federata e Volejbollit të Kosovës 71.67

KATEGORIA B

Federata e Atletikës  të Kosovës  63.416

Federata e Notit të Kosovës         54.086

Federata e Sportit Shkollorë të Kosovës        54

Federata e Skitarisë të Kosovës   53.64

Federata e PingPongut të Kosovës        51.76

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat