Atletët e KA “Mitrovica” dy vjet rresht shpallen klubi më i suksesshëm i Atletikës në vendin tonë

Atletika

Nga: F.B Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:38
KA “Mitrovica”

Se puna, përkushtimi dhe disiplina e shoqëruar me stërvitje edhe punë e palodhshme, djersa dhe angazhimi japin fyrt shembulli më i mirë është kolektivi i ri, por që po le gjurmë në “mbretëreshën e sporteve” në vendin tonë Klubi i Atletikës “Mitrovica” që nën udhëheqjen e kampionit të shumëfishtë Xhavit Tahiri i cili në dy vitet e fundit bindshëm po renditet klubi më i suksesshëm në Kosovë.

Ky klub që kryesisht përbehet nga vajza edhe djem shumë të rinj në moshë por shumë premtues në secilën disiplinë edhe në secilën garë po dëshmojnë gatishmërinë për mbrojtjen me dinjitet të ngjyrave të klubit dhe aplikimin e dijës edhe përgatitjeve të rregullta.

Klubi më i mirë në vend në mbrëmjen e shpalljes së më të mirëve nga Federata e Atletikës së Kosovës është shpallur KA “Mitrovica që në garat e mbajtura gjatë vitit 2018 ka grumbulluar gjithsejtë 1 mijë e 920,5 pikë pothuajse dyfish me klubin  “Llapi që grumbulloi 1 mijë  e 97 pikë dhe “Rogana” që u rëndit e treta me 1 mijë e 95 pikë.

Vetë diferenca e pikëve të grumbulluara nga atletët mitrovicas të KA “Mitrovica” në gara të organizuara nga Federata prej rreth 820 pikëve më shumë se klubet tjera përcjellëse “Llapi” dhe “Rogana” është dëshmi e potencialisht që ka klubi “Mitrovica” potencial ky shumë premtues  edhe në vitet që vijnë.

Natyrisht kontribut në këtë arritje të madhe të klubit “Mitrovica” kanë dhënë të gjithë atletët edhe atletet e këtij klubi, shtabi teknik, por edhe kryesia, bordi edhe ata që kanë mbështetur edhe vazhdojnë ta mbështesin në vazhdimësi klubin.

Në vargun e atletëve kontribuues duhet përmendur atleten Albina Deliu që ka grumbulluar 3 mijë e 856 pikë në konkurrencën e sendoreve dhe është e treta në renditjen e më të mirëve për femra,  te U-20 Florent Shabani doli i dyti ndërsa Fatlum Hyseni i treti me 3 mijë e 55 dhe 2 mijë e 756 pikë, tek junioret femra U-20 Diellza Selaci ka grumbulluar 3 mijë e 848 pikë, te U-18 Sadri Ragipi u rendit i dyti me 2 mijë e 474 pikë, tek U-14 Luan Hyseni me 1 mijë e 621 pikë, te U-16 Suzana Mustafa me 2 mijë e 49 pikë , Ardian peci pjesë e U-18 me  3 mijë e 123 pikë, Velentina Kelmendi U-18  me 2 mijë e 941 pikë, Florent Hyseni pjesë e U-16 që grumbulloi  2 mijë e 677 pikë, Arife dhe Bleona  Peci U-16 që i sollën klubir nga 3 mijë e 200 dhe dhe 3 mijë e 30 pikë.

Për këto rezultate përveç shtabit teknik që ka punuar me atletët në krye me Xhavit Tahirin dhe ndihmësit e tij një kontribut të çmuar ka dhënë edhe kryetari i Klubit të Atletikës Kasim Beqiri që çdo herë i është gjendur klubit në mbështetje të nevojave dhe pjesëmarrjes në gara.

Ndërkohë sonte Klubi i Atletikës “Mitrovica” në pastiqerinë “Florenti” ka organizuar një pritje për atletët dhe klubin fitues në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës Halil Sylelmani” përfaqësues nga DKRS dhe mediat, ku është vlerësuar suksesi i arritur dhe është shprehur bindja për vazhdimësinë në punë, organizim dhe suksese.

Se puna, përkushtimi dhe disiplina e shoqëruar me stërvitje edhe punë e palodhshme, djersa dhe angazhimi japin fyrt shembulli më i mirë është kolektivi i ri, por që po le gjurmë në “mbretëreshën e sporteve” në vendin tonë Klubi i Atletikës “Mitrovica” që nën udhëheqjen e kampionit të shumëfishtë Xhavit Tahiri i cili në dy vitet e fundit bindshëm po renditet klubi më i suksesshëm në Kosovë.

Ky klub që kryesisht përbehet nga vajza edhe djem shumë të rinj në moshë por shumë premtues në secilën disiplinë edhe në secilën garë po dëshmojnë gatishmërinë për mbrojtjen me dinjitet të ngjyrave të klubit dhe aplikimin e dijës edhe përgatitjeve të rregullta.

Klubi më i mirë në vend në mbrëmjen e shpalljes së më të mirëve nga Federata e Atletikës së Kosovës është shpallur KA “Mitrovica që në garat e mbajtura gjatë vitit 2018 ka grumbulluar gjithsejtë 1 mijë e 920,5 pikë pothuajse dyfish me klubin  “Llapi që grumbulloi 1 mijë  e 97 pikë dhe “Rogana” që u rëndit e treta me 1 mijë e 95 pikë.

Vetë diferenca e pikëve të grumbulluara nga atletët mitrovicas të KA “Mitrovica” në gara të organizuara nga Federata prej rreth 820 pikëve më shumë se klubet tjera përcjellëse “Llapi” dhe “Rogana” është dëshmi e potencialisht që ka klubi “Mitrovica” potencial ky shumë premtues  edhe në vitet që vijnë.

Natyrisht kontribut në këtë arritje të madhe të klubit “Mitrovica” kanë dhënë të gjithë atletët edhe atletet e këtij klubi, shtabi teknik, por edhe kryesia, bordi edhe ata që kanë mbështetur edhe vazhdojnë ta mbështesin në vazhdimësi klubin.

Në vargun e atletëve kontribuues duhet përmendur atleten Albina Deliu që ka grumbulluar 3 mijë e 856 pikë në konkurrencën e sendoreve dhe është e treta në renditjen e më të mirëve për femra,  te U-20 Florent Shabani doli i dyti ndërsa Fatlum Hyseni i treti me 3 mijë e 55 dhe 2 mijë e 756 pikë, tek junioret femra U-20 Diellza Selaci ka grumbulluar 3 mijë e 848 pikë, te U-18 Sadri Ragipi u rendit i dyti me 2 mijë e 474 pikë, tek U-14 Luan Hyseni me 1 mijë e 621 pikë, te U-16 Suzana Mustafa me 2 mijë e 49 pikë , Ardian peci pjesë e U-18 me  3 mijë e 123 pikë, Velentina Kelmendi U-18  me 2 mijë e 941 pikë, Florent Hyseni pjesë e U-16 që grumbulloi  2 mijë e 677 pikë, Arife dhe Bleona  Peci U-16 që i sollën klubir nga 3 mijë e 200 dhe dhe 3 mijë e 30 pikë.

Për këto rezultate përveç shtabit teknik që ka punuar me atletët në krye me Xhavit Tahirin dhe ndihmësit e tij një kontribut të çmuar ka dhënë edhe kryetari i Klubit të Atletikës Kasim Beqiri që çdo herë i është gjendur klubit në mbështetje të nevojave dhe pjesëmarrjes në gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat