Vetëm 7 vjeç dhe “fluturon” në pistë

Atletika

Vetëm 7 vjeç dhe “fluturon” në pistë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:05
Rudolph Ingram

Rudolph Ingram synon të jetë një nga yjet më të mëdhenj të shpejtësisë në të ardhmen. Vetëm 7 vjeç, ky fëmijë amerikan nga Tampa (Florida) e ka treguar tashmë shpejtësinë e tij në gara të shumta. Ai i ka befasuar të gjithë me të dhënat që ka në moshën e tij. 

Në një garë në pistë, të mbajtur në fundjavën e kaluar, Ingram, i njohur ndryshe si “Blaze”, i përshkoi 60 metra largësi në kohën 8”69 (8 sekonda e 69 të qintat), ndërsa në 100 metra test, vendosi një tjetër rekord spektakolar për moshën e tij: 13”48. Në fakt, pavarësisht moshës së tij të re, Ingram tashmë ka marrë medalje të shumta dhe po krahasohet me mbretin e shpejtësisë, xhamajkanin Usain Bolt.

Në moshën 7-vjeçare, Ingram ka treguar jo vetëm se ka shpejtësi të madhe, por është tepër i zhdërvjellët, sidomos kur iu shmanget rivalëve, teksa luan futboll amerikan. Në gusht të vitit të kaluar, Ingram u bë i famshëm përmes videove që postoi në llogarinë e tij në Instagram (e cila ka 312.000 ndjekës) dhe i la shumë përshtypje LeBron James.

Vetëm 7 vjeç, duket se është ende herët për Ingram që të vendosë për atletikë, apo futboll, edhe pse, nëse e ruan këtë progres, mund të shkëlqejë në të dyja sportet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat