Musa Hajdari, i argjendtë në kampionatin ballkanik në Stamboll

Atletika

Musa Hajdari, i argjendtë në kampionatin ballkanik në Stamboll

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 09:26
Musa Hajdari

Atleti Musa Hajdari ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin ballkanik të sallës për senior.

Kampionati është mbajtur këtë fundjavë në Stamboll të Turqisë.

Hajdari fitoi medaljen në disiplinën 800 metra. 

Ai arriti në cak me kohë 1:49.31, vetëm 11 të qindtat larg normës evropiane.

Musa Hajdari është bursist Olimpik për Tokio 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat