Usain Bolt i ri vjen nga Australia

Atletika

Usain Bolt i ri vjen nga Australia

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:41
Usain Bolt i ri vjen nga Australia

16-vjeçari australian Sasha Zhoya mund të jetë Usain Bolt i ri. Në garat e Kampionatit Australian të Atletikës ai fitoi 3 medalje të arta dhe vendosi 2 rekorde botërore. Në përfundim të turneut ai deklaroi: “Duat’i tregoj botës së çfarë jam në gjendje të bëj”.

Zhoya fillimisht dominoi në garën e 100 metrave me pengesa për moshën U-18, duke dhënë kohën 13”05, rekord i ri botëror për moshën U-16. Ndërsa në garën e 200 metrave dha kohën 21”18, vetëm 3 të mijëtat larg rekordit kombëtar të Australisë, por siguroi një tjetër medalje të artë.

Medaljen e tretë të artë e mori në kërcim me shkop, ku dha rezultatin 5.56 metra, rezultati më i mirë në botë për një 18-vjeçar, rekord botëror. “Është e vështirë të jesh si Usain Bolt, por unë do të përpiqem të bëhem si ai. Fillimisht mund të bëhem më i madhi në Australi, më pas të shohim”, tha Sasha Zhoya.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat