Drejtpërdrejt nga gjysmëmaratona Prishtina 2019

Atletika

Drejtpërdrejt nga gjysmëmaratona Prishtina 2019

Më: 28 prill 2019 Në ora: 07:34

(E plotësuar) - Federata e Atletikës së Kosovës, së bashku me Komunën e Prishtinës po mban gjysmëmaratonën Prishtina 2019.

***

Federata e Atletikës së Kosovës, së bashku me Komunën e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet për gjysmëmaratonën e cila do të mbahet sot.

Sekretari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Abdurrahman Shkodra, ka thënë se qysh në ditën e parë është parë interesimi i madh, jo vetëm nga qytetarët e Kosovës, por edhe nga jashtë shtetit tonë.                

Ndërkaq një ndër garuesit e zakonshëm të kësaj gare është edhe Muhamet Rama, i cili ka marrë pjesë në të gjitha maratona qysh nga viti 2002, kur edhe ka filluar të merret me vrapim.

Ai do të synojë që edhe kësaj radhe të dal fitues në këtë gjysmëmaratonë, por do të jetë më e vështire se zakonisht, pasi që  vuan nga një lëndim në këmbën e djathtë.

Gjysmëmaratona nis nga ora 10:00 dhe shtegu do të jetë i njëjtë si vitin e kaluar me 21 kilometra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat