"Bëhu femër me ilaçe!", CAS dënon kampionen e atletikës!

Atletika

"Bëhu femër me ilaçe!", CAS dënon kampionen e atletikës!

Më: 1 maj 2019 Në ora: 15:36
Caster Semenya

Kampionia olimpike në 800 metra, Caster Semenya, e ka humbur betejën e saj ligjore kundër qeverisë botërore të atletikës, IAAF, pas një vendimi që do të tronditë botën e sportit.

Afrikano-jugorja do të duhet të marrë ilaçe për të ulur nivelin e testosteronit, nëse dëshiron të vazhdojë të garojë në evente ndërkombëtare me gara mbi 400 metra, deri në 1600 metra.

Verdikti befasues u publikua sot nga CAS, Gjykata e Arbitrazhit për Sportin. Tre gjykatës shpenzuan më shumë se dy muaj duke e studiuar çështjen, duke dalë me përfundimin se IAAF ka të drejtë, edhe pse CAS pranon që politikat e IAAF janë "diskriminuese" kundrejt atletëve me diferenca në zhvillimin seksual, si në rastin e Semenyas.

Sipas CAS, testosteroni në nivele të larta te femrat (DSD) çon në avantazhe të theksuara në masë trupore dhe fuqi fizike, ndaj politikat e IAAF janë gjykuar "të nevojshme, të arsyeshme dhe në proporcion të drejtë", për të siguruar garë të barabartë në sportin e femrave.

Në këtë mënyrë, atletet me sindromën DSD duhet të ulin nivelin e testosteronit në një nivel të caktuar, për të pasur mundësinë të garojnë. Rregulli i mësipërm nuk vlen për garat e 5000 metrave, ndaj Semenya mund të garojë aty nëse nuk u nënshtrohet kurave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat