Zijadin Kryeziu kritikon  

Atletika

Zijadin Kryeziu kritikon  

Nga: K. G. Më: 18 maj 2019 Në ora: 13:42
Zijadin Kryeziu kritikon  

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Zijadin Kryeziu, është i lumtur për rezultatet e atletit të tij, Musa Hajdarit dhe në anën tjetër shprehet kritikë.
“Në mitingun “100 vite Atletikë” Shkodër, Musa Hajdari ishte atleti më i dalluar i mitingut me 1031 pikë bazuar në poentimin e IAAF-it. Vlen të ceket se rezultati 1.49.83 në bazë të poentimit është i barabart me rez. 10.53 në 100 m/ 21.25 në 200m , 33.46 në 300m/ 47.22 në 400 m, 1.17”në 600 m, 2.22” në 1000 m etj. Realisht nuk jemi të kënaqur me këtë rezultat por është gara e parë dhe ishte një test i mirë.

Pasi që nuk u theksua nga organizatori dhe as nga Federata Atletike e Kosovës se cili ishte rezultati më i mirë i mitingut kush ishte atleti më i dalluar fatkeqësisht një gjë të tillë detyrohemi ta bëjmë vetë duke ju njoftuar edhe me shifra sidomos disa “ekspert” të atletikes tonë.

Pra ky nuk është një rezultat që neve na lartëson thjesht ishte vetëm një trening. Rezultatet që i ceka më lartë janë për disa që janë lodhur me rezultatet tona, përfshi edhe federatën që kohëve të fundit nuk i paraqet rezultatet tona edhe kur ne shkojmë në aktivitete me shpenzime vetanake”, shkruan Kryeziu, i cili është edhe trajner i KA Roganës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat