Për herë të parë organizohet Atletika për fëmijë

Atletika

Për herë të parë organizohet Atletika për fëmijë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:52
Foto

Rreth 436 fëmijë të klasave të 5-ta të shkollave fillore të komunës së Prishtinës kanë marrë pjesë në aktivitetin sportiv, “Atletika për fëmijë” që Federata Atletike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës ka organizuar.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani tha se ky aktivitet po organizohen për herë të parë në Kosovë dhe se qëllimi i saj është që të shoqërizohen fëmijët që nga mosha e re.

Sylejmani: Nga këta presim që të bëhen kampion ballkanik, evropian dhe botëror

“Për herë të parë zhvillojmë një garë e cila është atletika për fëmijë. Qëllimi i kësaj gare është që të shoqërizohemi që nga fëmijëria, që nga mosha e re dhe nga këta presim që të bëhen kampion ballkanik, evropian dhe botëror”, tha ai.

Në mesin e shumë fëmijëve që kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë garë ishte dhe nxënësja e shkollës “Elena Gjika”, Anita Osmani, e cila u shpreh shumë e kënaqur me këtë, pasi sipas saj, është në përmirësim të trupit të tyre.

Osmani: Jemi duke e përmirësuar trupin tonë

“Neve po na konvenon shumë, pasi jemi duke e përmirësuar trupin tonë”, tha ajo

Në fund për gjithë triumfuesit pritët të ndahen certifikata mirënjohëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat