Ky është 74-vjeçari që po e hallakat Kosovën!

Atletika

Ky është 74-vjeçari që po e hallakat Kosovën!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2019 Në ora: 12:16
Muhamet Rama

Gjeneratat e reja e lakmojnë kur e shohin fuqinë e 74-vjeçarit Muhamet Rama!  Burri me prejardhje nga Vushtrria për çdo ditë vrapon më shumë se 20 kilometra në rrugët e kryeqytetit, Prishtinë, me shumë në Taukbahçe.

Nuk ia huq pothuajse asnjë ditë stërvitjeve dhe përgatitet për secilën garë të veteranëve, por vështirë kush që mund t’ia rrëmben vendin e parë. 

Image

Rama apo 74-vjeçari, njihet si atlet veteran, i qetë dhe me zemër të madhe,  me shpejtësinë e tij padyshim se po e hallakat Kosovën.
Sepse, ka shumë të rinj e të reja që nuk mund të vrapojnë sa ai, madje edhe sportistët. 

Ka shumë energji Muhameti, por sporti është ai që e bën edhe më të fuqishëm. E do sportin me loçkë të zemrës dhe është në gjendje të flet për gjeneratat e ndryshme të kombëtareve, që nga vitet e 60-ta.

Image

Muhamet Rama ulur

Dashurinë më të madhe e ka për sport dhe atletika ësht[ ushqim i fortë për të, që e ka bërë sikur të jetë në kohën e 40-tave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat