Usain Bolt la futbollin, por merr një vendim të madh

Atletika

Usain Bolt la futbollin, por merr një vendim të madh

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 07:36
Usain Bolt

Rekordmeni i botës në 100 metra dhe 200 metra, Usain Bolt, mund të rikthehet sërish në aktivitet. Xhamajkani u tërhoq nga sportet e shpejtësisë si një ikonë në vitin 2017 kur u dëmtua në finalen e botërori në 4x100 metër. 

Ai pësoi dëmtim pas 50 metrash dhe e përfundoi garën me ndihmën e shokëve të tij Omar McLeod, Julian Forte dhe Yohan Blake. 32-vjeçari ka nisur sërish stërvitje me trajnerin e tij dhe ka mundësi që legjenda e atletikës të rikthehet sërish në olimpiadën e Tokyos në vitin 2020. 

Bolt ka vendosur rekordin e 100 metrave duke ndalur kohën në 9.58, ndërsa për 200 metra 19.19. Rekorde që nuk i është afruar askush. Ai ka 8 medalje në olimpiada, pasi ka fituar në Pekin (2008), Londër (2012) dhe Rio de Zhanero (2016)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat