Atletët e Kosovës me paraqitje të mirë

Atletika

Atletët e Kosovës me paraqitje të mirë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 12:13
Atletët e Kosovës me paraqitje të mirë

Në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik për U20, atletët e Kosovës kanë bërë një paraqitje të mirë.

Në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik U20 atletët tanë janë paraqitur në këto disiplina dhe treguan rezultatet të mira, shumica e tyre kanë përmirësuar rezultatet e tyre personale kjo len me kuptuar që sportistëve ju duhen gara sa më shumë të nivelit të lartë për të ardhur te rezultati i dëshiruar.

Muhamed Ramadani në disiplinën e hedhjes së Diskut doli i shtati me rezultat 46.83 rekord i ri i Kosovës në hedhjen e diskut më U20

Gent Kaja në disiplinën 800m doli i teti me rezultat 1:56.25. Alaudin Suma në disiplinën e hedhjes së Diskut doli i teti me rezultat 38.03. 

Diellza Selaci në disiplinat 200m e njëmbëdhjeta me rezultat 26.70. Leart Osmanaj në disiplinën 200m doli i trembëdhjeti me rezultat 22.64.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat