Misteri i sportistit kenian. A mendoni se duket si 17 vjeçar?

Atletika

Misteri i sportistit kenian. A mendoni se duket si 17 vjeçar?

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:30
Edward Zakayo

Mosha e atletit kenian Edward Zakayo ka qenë një nga temat kryesore në mediat sportive portugeze ditët e fundit.

Atleti i klubit Benfica pretendon se është 17 vjeç, por në rrjetet sociale njerëzit mendojnë ndryshe duke parë fotot e tij.

Kjo situatë bëri që klubi i Lisbonës të reagonte zyrtarisht dhe të publikonte certifikatën e lindjes së atletit dhe pasaportën e tij. Në dokumente shikohet data e lindjes: 20 nëntor 2001.

Image

Atleti kenian ka qenë një nga zbulimet e sezonit në atletikë pasi fitoi garën e 5000 metrave në Diamond League të Rabatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat