Lyles, koha më e mirë në 200 m/ Shafqet “Bolti” i ri

Atletika

Lyles, koha më e mirë në 200 m/ Shafqet “Bolti” i ri

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 21:40
Noah Lyles

Atletika botërore duket se ka zbuluar Usain Boltin e ri. Bëhet fjalë për Noah Lyles i cili shkëlqeu në ndalesën e radhës së Diamond League të zhvilluar në Lozanë të Zvicrës.

Atleti amerikan mori pjesë në garën e 200 m në këtë kompeticion që e fitoi me kohën 19 sekonda e 50 të qintat duke regjistruar kështu kohën e 4 më të shpejtë të të gjitha kohërave në këtë kategori garash.

Më mirë se 21 vjecari Lyles kanë bërë vetëm Usain Bolt që ka rekordin botëror me 19.19 sekonda, Yohan Blake me 19.26 sekonda e Michael Johnson me 19.32 sekonda.

Noah Lyles që me këtë rezultat regjistroi edhe paraqitjen më të mirë të tij për këtë vit, e përmirësoi rekordin e tij personal duke e ulur atë me 15 të qintat.

Përveç Lyles, ata që e përshkuan garën e 200 m nën kufirin e 20 sekondave ishin edhe ekuadoriani Alex Quinonez me 19.87 sekonda, kanadezi Andre De Grasse me 19.92 sekonda dhe Aaron Broën me 19.95 sekonda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat