Kosova kërkon rezultate të mira në Turqi

Atletika

Kosova kërkon rezultate të mira në Turqi

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:41
Kosova kërkon rezultate të mira në Turqi

Kombëtarja e Kosovës në atletikë do të marrë pjesë në Balkan U18 Championships në Stamboll të Turqisë, e cila do të mbahet me 14 korrik. 

Kosova do të përfaqësohet me gjashtë atletë.

Në këtë kampionat pjesëmarrës do të jenë mbi 200 atletë nga 17 shtete Ballkanike, ku në mesin e shteteve pjesëmarrëse është edhe Kosova. 

Shtetet pjesëmarrëse janë: Turqia, Armenia, Bullgaria, Azerbajxhani, Kosova, Moldavia, Serbia, Greqia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Izraeli, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Ukraina dhe Maqedonia Veriore. 
Kosova përfaqësohet me këta atlet si dhe në këto disiplina: Muhemat Ramadani - Disiplina Gjyle dhe Disk
Alaudin Suma - Disiplina Gjyle dhe Disk
Diellza Selaci - Disiplina 400m
Duarza Ivanja - Disiplina 100m 
Albina Bojaxhiu - Disiplina 800m 
Gent Kaja - Disiplina 800m

Kosovën do ta drejtojë dyshja e trajnerëve Xhavit Tahiri dhe Bajram Duja.
Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës Halil Sylejmani da ta përcjell për së afërmi paraqitjen e atletëve tanë në Kampionatin Ballkanik, ku dhe pritet një paraqitje dinjitoze e atletëve tanë dhe nga ky Kampionat Ballkanik U18 presim që atletët tanë të stolisen me medalje, thuhet nga Federata Atletike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat