Kosova me katër atletë në Baku

Atletika

Kosova me katër atletë në Baku

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 10:56
Kosova me katër atletë në Baku

Katër atletët e kombëtares së Kosovës kanë udhëtuar për në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj EYOF Baku 2019, që do të mbahet në Azerbajxhan nga 21-27 korrik.

Kosova do të përfaqësohet me 18 sportistë nga pesë sporte të ndryshme: atletikë, xhudo, not, mundje dhe tenis. 

Atletët në ekipin Olimpik të Kosovës për EYOF Baku 2019 pjesëmarrës janë: Muhamet Ramadani në disiplinat e hedhjeve Gjyle dhe Disk, Leon Thaqi në disiplinën 800 metra. 

Albina Bojaxhiu në disiplinat 800 metra dhe 1500 metra, Diellza Selaci në disiplinën 400 metra, së bashku me atletët tjerë do të qëndrojë edhe trajneri i jonë Xhavit Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat