Bojaxhiu, në renditjen e përgjithshme doli e 15-ta

Atletika

Bojaxhiu, në renditjen e përgjithshme doli e 15-ta

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:51
Bojaxhiu, në renditjen e përgjithshme doli e 15-ta

Atletja, Albina Bojaxhiu, ishte garuesja e fundit nga ekipi i Kosovës që garoi në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Bojaxhiu garoi në vrapim 1500 metra dhe pati rezultatin 4:53, 92 sekonda. Në renditjen e përgjithshme doli e 15-ta.

Sipas trajnerit të atletikës, Xhavit Tahiri, Albina ka thyer rekordin personal për rreth 5 sekonda, sikurse garuesit tjerë të atletikës, për të cilët shtoi se kanë dhënë maksimumin, derisa kulmi ishte me Muhamet Ramadanin, i cilifitoi medaljen e artë në hedhjen e gjylës 5 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat