Veseli: Falë investimeve që i kemi bërë, numri i medalistëve kosovarë është rritur - Bota Sot
Veseli: Falë investimeve që i kemi bërë, numri i medalistëve kosovarë është rritur

Atletika

Veseli: Falë investimeve që i kemi bërë, numri i medalistëve kosovarë është rritur

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 11:12
Kadri Veseli dhe Muhmet Ramadani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka takuar atletin Muhamet Ramadanin, i cili fitoi medalje të artë Kampionatin Ballkanik U-18 për hedhjen e gjylës.

Veseli shprehet se falë investimeve që kanë bërë në mjete sportive, numri i  medalistëve shqiptarë është rritur.

Veseli  ka premtuar se do  të japin maksimumin që të rinjtë kosovarë ti realizojnë ëndrrat e tyre në vendin tonë.

Image

Shënimi i plotë i Veselit:

Krenar me Muhamet Ramadanin, i cili ia zbardhi fytyrën Kosovës si atleti i parë kosovar që fitoi medalje të artë në një garë të nivelit evropian të atletikës për hedhjen e gjyles. Fal investimeve që kemi bërë në terrene e mjete sportive, rrogave që kemi ngritur dhe shpërblimeve që kemi ofruar, numri i medalistëve tanë ka për tu rritur. Po ashtu, ligji i sponsorizimeve ka çelur rrugën për më shumë fonde për sportin, por nuk do të ndalemi me kaq. Do japim maksimumin që të rinjtë tanë ta shpërfaqin talentin dhe ti realizojnë ëndrrat këtu në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...