Arbnora Berisha: Kosova ka shumë atletë të mirë

Atletika

Arbnora Berisha: Kosova ka shumë atletë të mirë

Nga: Shaban Sinani Më: 10 gusht 2019 Në ora: 11:16
Arbnora Berisha: Kosova ka shumë atletë të mirë

Kombëtarja e Kosovës në Kampionatin Evropian të atletikës për  seniorë, Liga e Tretë që sot fillon në Shkup, do të prezantohet me 25 atletë, ndërsa më tepër pritet nga Musa Hajdari në disiplinën 800 metra. Ndërsa Arbnora Berisha e cila do të garon në dy disiplina në 3 dhe 5 mijë metra, premton  rezultat personal.

“Këtë kampionat  që është hera e parë që unë marr pjesë në nivel të kësaj  garës, pres  që të  përmirësoj  rezultatin tim në dy disiplina ku do të garoj në 3000 dhe 5000 metra.

Do të mundohem  ta përfaqësoj vendin tim sa më mirë. Kosova ka shumë atletë të mirë dhe të nivelit të lartë dhe presim shumë rezultate të larta”, deklaroi Arbnora Berisha.

Kampionatit Europian të Atletikës për vendet e Ligës së tretë fillon me parakalimin e ekipeve pjesëmarrëse hapjen solemne në orën 17:00, ndërsa garat nisin në orën 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat