Gega arrin tjetër sukses, e pakapshme në garën e 5 mijë metrave

Atletika

Gega arrin tjetër sukses, e pakapshme në garën e 5 mijë metrave

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 13:56
Luiza Gega

Atletja shqiptare Luiza Gega regjistroi një tjetër sukses në kampionatin ekipor Europian të Atletikës që po zhvillohet në Shkup.

Sportistja kuqezi fitoi garën e 5 mijë metrave madje e bëri këtë duke vendosur dhe rekord kombëtar.

Luiza Gega ndali kronometrin në kohën 15 minuta, 36 sekonda e 62 të qindtat, mjaftueshëm për të lënë pas rumunen Fisikoviçi dhe serben Jevtiç, duke merituar dhe ovacionet e publikut në stadiumin Filipi i dytë në Shkup.

Gega ka arritur të kapë në këtë turne, normën për Lojërat Oliompike të Tokios që do të zhvillohen verën e ardhshme në Japoni. Sportistja shqiptare do të jetë për herë të dytë si atlete e kualifikuar me normë olimpike, dhe jo me ftesë, një arritje që vlerëson përpjekjet e saj në të gjithë sezonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat