Austriaku thyen rekord botëror, qëndron për mbi 2 orë në akull - Bota Sot
Austriaku thyen rekord botëror, qëndron për mbi 2 orë në akull

Atletika

Austriaku thyen rekord botëror, qëndron për mbi 2 orë në akull

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 16:54
Josef Koeberl

Atleti austriak, Josef Koeberl theu rekordin botëror për qëndrimin më të gjatë në akull.

Ai “mbijetoi” për mbi 2 orë në një kuti, duke pasur veshur asgjë tjetër përveç rroba banjove.

Ndërsa kronometri shënoi 2 orë, 8 minuta dhe 47 sekonda, Koeberl mposhti rekordin e mëparshëm për kohën më të gjatë të qëndrimin në kontakt të plotë me akullin, i cili ishte 1 orë, 53 minuta dhe 10 sekonda. Titulli mbahej ngaatleti kinez, Xhin Songhao, që prej vitit 2014.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat