Kërcënohet sportisti më i mirë në Kosovë

Atletika

Kërcënohet sportisti më i mirë në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2019 Në ora: 22:26
Astrit Kryeziu

Një rast i paprecedent ka ndodhur sot, ku është kërcënuar me jete atleti më i mirë në Kosovë, Astrit Kryeziu, anëtar i KA Rogana dhe i Kombëtares së Kosovës.

"Sot me datë 17.08.2019 ne stadiumin e qytetit "Agush Isufi" gjatë seancës stërvitore, kam hasur në një kërcënim nga ana e një qytetari (me fyrje me të ndryshme dhe deri sa gati edhe në përleshje fizike), ku me pastaj njoftohet edhe policia, të cilët me ndaluan nga procesi stërvitor dhe në mënyrë jo të rregullt filloj të marr kërcënimet e njëjta edhe nga policia. Unë si sportist profesionist, ish përfaqësues i Reprezentacionit të Shqipërisë dhe njeherit tani përfaqësues i Reprezentacionit të Kosovës jam shumë i prekur në këtë rast. Stadiumi është për aktivitete të sportit e jo për rekreacion dhe kujt ti teket me hy me i pengu sportistet e aq më keq kur janë reprezentues te shtetit dhe njeherit pjesmarrës në lojeëa Olimpike , kampionate Boterore , Evropiane e Ballkanike, me të vërtet është për të ardhur keq. Kërkoj nga organet komunale që të ndërmarrin masa dhe të vendosen përgjegjesit për mbikëqyrjen e stadiumit dhe të vendos rregull, ne duhet të jemi të sigurt e jo të kërcënohemi", shkruan Astrit Kryeziu në profilin e tij në facebok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat