Kampioni shpëton për mrekulli në aksident

Atletika

Kampioni shpëton për mrekulli në aksident

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 17:17
Kampioni shpëton për mrekulli në aksident

Dy herë kampioni olimpik i garës së 800 metrave, keniani David Rudisha, i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti automobilistik në vendlindjen e tij.

Kur makina me të cilën udhëtonte atleti 30-vjeçar, rekordmen i garës së 800 metrave, ka dalë nga rruga pasi ai dhe një makinë tjetër janë përplasur me një autobus. Ka qenë vetë Rudisha ai që ka postuar një foto të makinës së tij, e shkatërruar totalisht në pjesën e përparme. “Jam mirë, nuk kam dëmtime.

Ju falënderoj të gjithëve që në këto orë jeni lutur për mua”, shkruan Rudisha në rrjetet sociale. Atleti kenian ka vetëm disa dëmtime të lehta në trup, të cilat i ka mjekuar në spital.

“Nuk ka fraktura apo dëmtime të tjera, vetëm disa gërvishtje të lehta. Atleti është lejuar të shkojë në shtëpi dhe të pushojë për disa ditë”, thanë mjekët e spitalit të Keroka, qytet ku ndodhi aksidenti. Rudisha nuk garon që prej vitit 2017, për shkak të lëndimit në gju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat