Vendi i 3 në Berlin – Luiza Gega, tjetër shkëlqim në pistë

Atletika

Vendi i 3 në Berlin – Luiza Gega, tjetër shkëlqim në pistë

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 22:39
Luiza Gega

Sporti shqiptar shkëlqeu sërish në një event ndërkombëtar falë paraqitjes impresionuese të Luiza Gegës. Atletja kuqezi ishte protagoniste e një gare pozitive në Olimpiashtadion në Berlin, ku mori vendin e tretë në një përballje të fortë ku nuk kishte provuar më parë, në atë të 2 mijë metrave.

Gara e 2 mijë metrave u fitua nga atletja e shtëpisë Gesa Felisitas Krauze e cila shpërtheu në entuziazëm për vendosjen gjithashtu të rekordit të ri botëror.

Ndërkohë atletja shqiptare Luiza Gega me performancën e saj vendosi rekord kombëtar.

Ky është një tjetër sukses për sportisten e skuadrës së Tiranës, pas triumfit në Ligën e Atletikës në Shkup para pak ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat