Atleti Musa Hajdari edhe një herë dëshmoi potencialin e ti, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik.
Musa Hajdari, nënkampion i Ballkanit në disiplinën 1500 metra.
“Atletika e Kosovës edhe me një medalje të argjend nga Kampionati Ballkanik për seniorë që po mbahet në Pravets të Bullgarisë.
Atleti më i mirë, Hajdari, në një Konkurrencë të fortë në disiplinën 1500 metra me kohë 3:46.54 u stolis me medalje.
Ky sukses është pritur pasi që Musa Hajdari gjatë karrierës së tij sportive ka treguar që është atletë i medaljeve ku vlen të përmendet që është medalja e pestë në Kampionatet Ballkanike.
Federata Atletike e Kosovës e uron Musa Hajdarit për suksesin e arritur duke i dëshiruar shëndet, mbarësi dhe suksese gjatë këtij kampionati”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës. Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës, përgëzon atletin për suksesin e madh.