Atletët e Kosovës shkëlqyen në Bullgari, zotohen për suksese të reja

Atletika

Atletët e Kosovës shkëlqyen në Bullgari, zotohen për suksese të reja

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2019 Në ora: 10:57
Atletët e Kosovës shkëlqyen në Bullgari, zotohen për suksese të reja

Atletika është në rrugë të shkëlqyeshme të rezultateve gjatë këtij viti, më së miri e dëshmojnë edhe tri medaljet e fundit të argjendta nga Kampionati Ballkanik që u mbajt në Bullgari. Musa Hajdari fitoi dy medalje të argjendta, njërën në disiplinën 800 e tjetrën në 1500 metra dhe Gresa Bakraçi në 3000 metra.

Image

Presidenti i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, këtë sukses e vlerësoi lartë sikurse edhe përzgjedhësi Zijadin Kryeziu, por që kishte një këshillë paksa te disiplina e Gresës.  Hajdari dhe Bakraçi janë të lumtur me medaljet dhe besojnë e shpresojnë se do të vazhdojnë këtë rrugë dhe në të ardhmen të arrijnë edhe më shumë suksese.

“Federata Atletike e Kosovës ka bërë diçka, çka është munduar t’i ndihmoje atletëve, trajnerëve  klubeve, të gjithëve, që atletët tanë të shkëlqejnë si brenda po ashtu edhe jashtë Kosovës.

Në këtë radhë në Bullgari ishte Kampionati Ballkanik për seniorë, ku edhe federata jonë edhe pse e vogël, si shtet i vogël, edhe e re mori pjesë me tre atletë dhe shkëlqyen me tre atletë, me tri medalje të argjendta. Këto janë: një e ka fituar Gresa e cila është e argjendtë, gjithashtu Musa Hajdari i ka fituar dy të argjendta, çka do të thotë tri.  Kam bërë të pamundurën që të kthehemi me medalje si federatë e një shtetit të vogël e me zemër të madhe, atletët tanë kanë dhënë provimin si edhe më herë dhe kështu dalëngadalë po arrijmë qëllimin që të arrijmë rezultate dhe të tregojmë edhe medalje normalisht, edhe para pak kohe edhe një djalë i ri në festivalin olimpik, ka marrë medalje të artë ballkanike dhe të artë evropiane.

Image

Edhe Musa edhe Gresa së shpejti do të marrin medalje të arta dhe edhe atletët tjerë, të cilët kanë bërë mundin më të madh, që federata dhe atletika të jetë mbretëreshë e sporteve ashtu siç i ka hije jo vetëm në Kosovë por edhe në botë.

Duke i falënderuar këta edhe uruar për këto medalje atletët dhe edhe Zijadin Kryeziun edhe Adnan Demaliajn edhe klubet e tyre, që të punojnë së bashku dhe të arrijmë me tepër”, thotë Sylejmani në konferencë me gazetarë.  Atletja Gresa Bakraçi shprehet e lumtur për suksesin e madh. “Ndjehem shumë e lumtur tani jam nënkampione ballkanike në disiplinën 3000 metra, ka rreth 3 vite që punojmë shumë për këtë sukses dhe me regjim shumë të madh, suksesi i këtij ballkanikut, është një ndër sukseset më të mira të mija ë që kam arritur gjatë gjithë karrierës sime. Ndjehem shumë e lumtur, jam femra e parë që arrita me sjellë një medalje, dhe shpresoj se ka me qenë motivim edhe i vajzave tjera, pavarësisht kushteve jo të mira, me fillu me punuar shumë, me u përkushtuar shumë drejt këtij sporti, se gjithçka me punë arrihet. Falënderim shumë të madh për trajnerin tim dhe gjithë familjes time, të cilët janë përkrahës e mi shumë të mëdhenj drejt këtij suksesit të cilën e kam arritur në Bullgari, sepse pa ndihmën e tyre nuk besoj se do të kisha qenë këtu ku jam, një falënderim të posaçëm edhe për z. kryetar Halil Sylejmani, i cili ka qenë prezent gjatë gjithë kohës, sepse fatkeqësisht nuk e kisha prezent trajnerin në ballkanik. Kisha një përkrahje morale dhe u ndjeva sikur e kisha gjithë Kosovën me vete. Shpresoj që në garat në vazhdimësi të tregojmë akoma më shumë suksese”, tha Bakraçi.

Musa Hajdari, tha se është një sukses i madh dhe me pak fat do të arrinte edhe të artën. “Këto dy medalje që i kam sjellë Kosovës gjithsej janë numri gjashtë i medaljeve ballkanike, brenda dhe jashtë sallave, të gjitha janë medalje të argjendta.

Fatkeqësisht në dy garat e fundit kanë vendos detaje shumë të vogla, që mos të jem në pozitën e parë dhe te medalja e artë, ndoshta ka qenë edhe mungesa e trajnerit këtë radhë, për shkak të gjendjes shëndetësore nuk ka qenë me ne prezent. Ato elemente shumë të vogla kanë vendos qe mos të jem në pozitën e parë, qindtat e sekondave na ka ndarë nga medalja e artë. Duhet të vazhdojmë që të punojmë që në vitet të ardhshme të kemi suksese më të mëdha. Ky sukses tani nëse matet me medalje është sukses i madh kohët e fundit, ky vit ka qenë suksesi më i mirë në karrierën time personale, kemi arritur t’i thyejmë pesë rekorde të Kosovës, në disiplina 800 metra në salla, 800 metra në shteg të hapur, 1000, 1500 dhe 3000 metra.  

Të gjitha kanë qenë me poentim mbi një mijë pikë sipas tabelës së IAAF-it.

Kështu që sukseset do të vazhdojnë edhe në garat e ardhshme, vitin tjetër që të kemi suksese edhe më të mëdha”, ka thënë Hajdari.  Përzgjedhësi i Kosovës, Zijadin Kryeziu, paksa u shpreh kritikë dhe këshillues. “Personalisht nuk kisha mundësi të jem prezent në këtë event ballkanik, i kam përcjellë me kureshtje dhe shumë përkushtim nga Kosova të gjitha detajet, përmes incizimeve të ndryshme dhe përmes portaleve që kanë qenë live atje, e tha edhe Musa kanë qenë disa detaje shumë të vogla, shumë të vogla, thjeshtë kanë mundur me qenë dy medalje të arta.

E përgëzoj  Musën po ashtu edhe Gresën për medalje, çka të them është një sukses jashtëzakonisht i madh për ne, për shkak se federata ballkanike është një federatë e jashtëzakonisht e fuqishme, shumë sporte të ndryshme nuk e kanë fare të zhvilluar ose kanë shumë pak shtete, kurse federata ballkanike në gjirin e saj ka 20 shtete, në mesin e tyre edhe shumë shtete gjeografisht që nuk janë Ballkan por që janë anëtare të federatës ballkanike, kështu që e bën një federatë jashtëzakonisht të fortë dhe për me ardhur deri të medalja nuk është gjë e lehtë.  

Në cilësi të selektorit e kam një këshill apo si vërejtje, ndërsa te federata në këtë rast se edhe vet jam federata, për shkak se ekzistojnë normat në federatën ballkanike, unë zakonisht kur i paraqes garuesit konsultohem me sekretarin edhe i paraqesim ata atletët që i kanë kriteret dhe normat e plotësuara.

Në këtë rast mos ta marrin si vërejtje Gresa Bakraçi që ka qenë e paraqitur në 800 e 1500 metra, por pasi kanë dal listat e garuesve, ajo e ka pa që ka qenë një numër prej tre atleteve dhe e ka pa të arsyeshme që të kalojë në atë garë (vër. 3000 metra), së paku këtë rast nuk ka qenë e  thirrur, se nuk e ka pasur normën”, tha mes të tjera Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat