Organizohet java evropiane e sportit

Atletika

Organizohet java evropiane e sportit

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 16:19
Organizohet java evropiane e sportit

Ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Federatën Atletike e Kosovës dhe Komunën e Gjilanit do të organizojnë javën Evropiane të Sportit BeActive - “Atletika për Fëmijë – Gjilani 2019”.

Një aktiviteti i llojit të tillë organizohet për herë të parë në Gjilan dhe ka për qëllim që fëmijët e klasave të 5-ta ti argëtoj nëpërmjet aktivitetit fizik dhe lojërave. Ky program i atletikës për fëmijë është realizuar në shumë kryeqytete dhe qytete e ndryshme të botës dhe është i njohur me emrin “Kids Athletics”.

Në këtë aktivitet fëmijët do të kenë mundësinë që brenda dy orëve të praktikojnë shumë disiplina të përafërta me sportin e Atletikës në 12 stacionet e aktivitetit. Secili fëmijë do të kaloj në stacionet e 12 lojërave gjatë programit dhe aktiviteti nuk do të jetë i karakterit garues qëllimi është argëtimi i fëmijëve por edhe mundësia e fëmijëve që të paraqesin aftësitë e tyre lëvizore.

Programi në vete pasqyron vlerat e aktivitetit fizik, disiplinës, respektit, socializmit andaj mund të themi se ka edhe karakter edukativ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat