Atletët e Kosovës fillojnë përgatitjet 

Atletika

Atletët e Kosovës fillojnë përgatitjet 

Më: 2 janar 2020 Në ora: 16:17
Atletët e Kosovës fillojnë përgatitjet 

Federata Atletike e Kosovës sot ka filluar përgatitjet e atletëve në ngritje të aftësive fizike.
“Në këto përgatitje që kanë filluar të mbahen në këtë vit janë duke marr pjesë 60 atlet dhe trajnerët e kombëtares.

Federata Atletike e Kosovës ka si vizion që në vitin 2020 të krijoj kushte për ngritjen e performancës së atletëve në rezultate të nivelit ndërkombëtarë kryesisht në disiplinat e dëshmuara dhe ngritja e performancës në disiplina tjera ndërkaq kemi si mision “Krijimin një sistemi të qëndrueshëm të performancës së lartë të atletëve”. Ngritja e performancës së atletëve do të jetë punë e vazhdueshme me të cilën jemi duke u marr seriozisht me të gjitha kapacitetet tona.

Qëllimi yni gjatë vitit 2020 pa ashtu dhe gjatë viteve të ardhshme do të jetë rritja e numrit të atletëve elitar si dhe masat që duhet ndërmarrë për të zhvilluar edhe më tej performancën e tyre. Jemi duke krijuar kushte profesionale për përparimin e atletëve në rezultat që gjatë viteve të na përfaqësojnë denjësisht në garat ndërkombëtare.

Përveçse që kemi hartuar një program për atletët elitar Federata Atletike ka edhe planin strategjik edhe për organizimin e kampeve për të rinj ku duhet të jetë një vazhdimësi e praktikumit në vitet e ardhshme, por me një program të mirëfilltë. Kampet stërvitore kanë rëndësi të shumëfishtë për atletët e rinj.

Motivimi dhe përkushtimi për sportin e atletikës për të ngritur njohuritë dhe rezultatin në këtë sport është i madh”, njofton Federata Atletike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat