Ramadani kampion i Ballkanit! Sylejmani: Rezultat i jashtëzakonshëm

Atletika

Ramadani kampion i Ballkanit! Sylejmani: Rezultat i jashtëzakonshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 17:27
Ramadani kampion i Ballkanit! Sylejmani: Rezultat i jashtëzakonshëm

Atleti i talentuar i kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani, ndryshe anëtar i KK Mitrovica, fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U-20, që u mbajt në Stamboll të Turqisë. Është medalja e dytë e artë për Muhametin në Kampionatin Ballkanik, pasi që të parën e ka arritur vitin e kaluar. Ramadani është kampion i Ballkanit në hedhjen e gjylës.

Ramadani ka treguar forcën e tij dhe e hodhi gjylën në largësi 19.20 metra. Presidenti i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, e vlerësoi sukses të madh, duke e përgëzuar garuesin Ramadani për medaljen e artë.

“Edhe në vite tjera, pra vitin e kaluar Ramadani është bërë kampion ballkanik dhe evropian për të rinj, në një konkurrent të jashtëzakonshme. Janë mbi 20 shtete ballkanike, përveç shteteve tjera baltike që mund t’i quaja, ky ka treguar rezultat të jashtëzakonshëm. Besoj që me një përkushtim edhe angazhim, punë e disiplinë, do të jetë në rrugën e sukseseve (në të ardhmen) edhe te seniorët, që të bëhet kampion ballkanik e evropian.

Vërtet kushte i ka të vështira por puna e tij nuk e ka lejuar që të çalojë por e ka bërë të veten dhe ka arritur në mesin e shumë garuesve që të shpallet kampion ballkanik, për herë të dytë.

Është në një rrugë të mirë për arritjen e sukseseve tjera, në garat që na presin gjatë këtij viti. Ne si federatë do të bëjmë të pamundurën që ta ndihmojmë në aspektin profesional, material dhe moral, që të përkrahet gjithashtu edhe nga organet komunale e qendrore të Kosovës. Atletika është një sport shumë i vështirë krahas shumë e shumë sporteve tjera.

Ndaj e përgëzoj vet atletin, trimin si trim dhe klubin Mitrovica, edhe federatën atletike, që është duke i bërë të gjitha mundësitë që mos të qajnë hallin për gjëra materiale por vetëm për punë. Jam gëzuar dhe i ngazëllyer që në dy kampionatet ballkanike Muhameti ka fituar dy medalje të arta”, thotë Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat