Evropa vlerëson Luiza Gegën si sportisten më të mirë të kontinentit për muajin janar

Atletika

Evropa vlerëson Luiza Gegën si sportisten më të mirë të kontinentit për muajin janar

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 13:50
Evropa vlerëson Luiza Gegën si sportisten më të mirë të kontinentit për muajin janar

Luiza Gega është një sportistet më të mira që ka pasur në histori Shqipëria.

Gega nuk është vetëm rekordmenia shqiptare e atletikës por së fundmi një emër që po stapohet edhe në memorien e autoriteteve sportive në mbarë globin sa i përket paraqitjeve që po zhvillon.

Dibrania, e cila në mitingun me salla të mbyllura në Gjermani përmirësoi edhe rekordin e saj kombëtar në 3000 metra, duke vendosur kohën 8:44.46, është shpallur dje nga "European Athletics" si sportistja më e mirë e kontinentit, për muajin janar 2020.

Në konkursin e krijuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës, fillimisht Luiza Gega është bërë pjesë e sondazhit që ka përzgjedhur 5 sportistet më të mira, por më pas, në bazë të votave të mbledhura, ajo ka rezultuar edhe më e votuara, në bazë të performancës së ofruar në muajin e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat