Shqiptarja nga Kenia: Nuk e ndërpres stërvitjen

Atletika

Shqiptarja nga Kenia: Nuk e ndërpres stërvitjen

Më: 24 mars 2020 Në ora: 17:05
Shqiptarja nga Kenia: Nuk e ndërpres stërvitjen

Shtyrja e Olimpiadës “Tokyo 2020” ka prishur planët e kampiones shqiptare të atletikës, Luiza Gega, e cila ndodhet në Kenia pikërisht për t’u përgatitur sa më mirë për këtë event. Në lidhjen e drejpërdrejtë me “FanZone”, Gega shjegoi se nuk do ta ndërpresë stërvitjen:

“Sigurisht që e kishim planifikuar një grumbullim në Kenia për Olimpiadën, por duke parë situatën, e prisja një vendim të tillë (shtyrjen). Më vjen keq, spese kishim kohë që përgatiteshim, por është vendimi i duhur, shendeti është gjëja parësore. Nuk do të anulohen, por thjesht janë shtyrë. Qëllimi ynë, nuk ndryshon, por shtyhet.

Kemi dy javë këtu, çdo gjë e kishim programuar. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk kishte marrë vendim më parë, gjithsesi, stërvitjen do ta vazhdoj për tri javë dhe do të kthehem në shtëpi, pasi situata që qetësohet në Tiranë. Ndoshta do të vij të marr pjesë në disa gara testuese si në Diamond League.”

Trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi, shpjegon arsyen pse atletja shqiptare nuk mund ta ndërpresë stërvitjen:

“Kemi edhe shtatë gara të atletikës, që nuk janë shtyrë, kështu që nuk mund ta ndëpresim stërvitjen. Situata lëviz çdo ditë. Është e detyrueshme të vazhdojmë stërvitjen, që Luiza të jetë gati në çdo kohë.

Kenia nuk ka përhapje të madhe, vetëm 10-12 të infektuar prej 10 ditësh. Ndoshta është avantazh mungesa e lagështisë dhe temperaturat e larta kanë ndihmuar, gjithsesi qeveria edhe këtu kanë marrë masa shtrënguese".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat