Drita Islami: Është e vështirë të stërvitem në kushte shtëpie

Atletika

Drita Islami: Është e vështirë të stërvitem në kushte shtëpie

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:03
Drita Islami: Është e vështir të stërvitem në kushte shtëpie

Si shumë të tjerë edhe kampionia e atletikës në Maqedoninë e Veriut, Drita Islami nga Shkupi, është e detyruar të qëndrojë në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Drita në intervistën dhënë gazetarit sportiv, Reshat Ibrahimi, flet për stërvitjet individuale në kushte shtëpie.

Drita, si po i kaloni këto ditë të vështira?
Normal se është e vështir të stërvitem në kushte shtëpie. Edhe pse kam hapësirë në kopsht, por përsëri s’është e mjaftushme, sepse unë vrapoj 400m, e cila është një distancë pak e gjatë që patjetër duhet diku jashtë në park ose në stadium të vrapoj.

Sa është vështirë të stërvitesh e vetme?
Nuk është vështir të stërvitem vetëm, sepse ka më ka ndodh edhe herave tjera të jem vetëm në ushtrime, por problemi qëndron tek terenet për vrapime.

Çka ke mësuar më shumë nga izolimi prej koronavirusit?
Jam munduar ta shfrytëzoj maksimalisht kohën dhe të jem sadopak aktive fizikisht, duke bërë ushtrime të ndryshme sa për të mbajtur formën. Po kalojmë më shumë kohë me familjarët, të ruajmë qetësinë, të ruajmë shëndetin, sepse kjo vlen më shumë se gjithçka.

Çka po të mungon më shumë në këto momente?
Normal më mungojnë shumë gjëra si të gjithëve. Më mungojnë stërvitjet profesionale, ligjeratat në fakultet, pasi që jam pranë diplomimit. Pastaj garat nuk dihet se kur do të filloj në këtë sezon vere, dhe nuk dimë se si të orientojmë formën dhe përgatitjet për gara, por shpresoj se shpejtë do të kalojë kjo situatë dhe do kthehemi sa më parë në normalitet./reshat ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat